Tuesday , 16 August 2022

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA NË KUPËN “PAVARËSIA”

Vllaznia e volejbollit të femrave do të luajë pasditen e së premtes në Kosovës ndeshjen gjysmëfinale të Kupës “Pavarësia”. Përballë saj do të jetë ekipi i Dritës së Gjilanit dhe padyshim që objektivi do të jetë fitorja dhe kalimi në finale.

“Kupa e Pavarësisë 2021” është organizuar në bazë të marrëveshjes midis Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës nga data 26 deri më 28 nëntor në Kosovë. Në turne marrin pjesë 4 ekipe nga Kosova dhe 4 ekipe nga Shqipëria, përkatësisht dy ekipe të ë femrave dhe dy të meshkujve.

Fillimisht do të luhen nesër ndeshjet gjysmëfinale të femrave, ndërkohë që finalja do të luhet ditën e dielë po në Prishtinë. Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa sigurisht që do të synojë fitoren në gjysmëfinale ndaj Dritës dhe kalimin në finale dhe pse jo fitimin e këtij trofeu.

Ndryshimet që ka pësuar Vllaznia e volejbollit të femrave sivjet po refleketohen edhe në fushën e lojës sepse është krijuar një ekip me lojtare cilësore që padyshim do të kërkojë edhe suksesin dhe kupa “Pavarësia” mund të jetë mundësia e parë për ta bërë këtë gjë.

Dy Federatat kanë rënë po ashtu dakord që në muajt e parë të vitit të ardhshëm të organizojnë edhe kupën “Gjergj Kastrioti”, e ngjashme me LIgën Unike në basketboll ku do të marrin pjesë nga 4 ekipe për secilin vend.

Aktivitete të tillë natyrisht që do të ndihmojnë jo vetëm në rritjen e bashkëpunimit në mes ekipeve të volejbollit të të dy vendeve, por edhe rritjen e cilësisë në fushën e lojës.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, STËRVITJE DISA DITORE NË POGRADEC

Vllaznia do të jetë pushim deri të martën. Trajneri Josa ka vendosur t’i lërë edhe …