Friday , 22 October 2021

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA PËR MESHKUJ NË FINALE TË KUPËS

Pavarësisht largimeve të rëndësishme, Vllaznia në volejboll për meshkuj vazhdon të mbetet një nga ekipet më të mira në Shqipëri. Një gjë të tillë po e tregon edhe në ndeshjet e Kupës së Federatës që po zhvillohen në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka bere nje ndeshje te shkelqyer ndaj Erzenit ne gjysmefinalen e kësaj kupe duke fituar 3-2 dhe duke u kualifikuar per ne finale te ketij kompeticioni. Ndonese e ka filluar me shume vonese stervitjen, ndonese nga rradhet e saj kohet e fundit jane larguar volejbolliste si Kola, Drinazi e Preka, serish Vllaznia ka treguar se do te jete faktor i rendesishem ne volejbollin shqiptar.

Nen drejtimin e trajnereve Artan Kalaja e Ermal Kraja, volejbollistet e gjashteshes se pare Nikolin Qafarena, Endri Jukni, Ditmir Rrashketa, Gledis Lloshi, Ardit Taflaj, Gilman Talani dhe liberos Aron Dibra, por edhe ata qe jane aktivizuar me pas, Visar Lleshi, Klaudio Toma, Gersi Jula e Arsen Vjerdha, ky ekip ia ka dale te fitoje ndaj Erzenit.

Vllaznia e ka fituar setin e pare ne shifrat 25-19 e me pas edhe te dytin 25-20, nderkohe qe Erzeni eshte “zgjuar” duke fituar te tretin 25-23 dhe me pas edhe te katertin 25-13 duke e çuar ndeshjen ne set final. Ky i fundit ka zgjatur 17 minuta dhe ekipi shkodran eshte treguar me i sakte duke e fituar ate ne shifrat 15-12 dhe ne kete menyre ka fituar krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.

Vllaznia ka fituar te drejten per te dale ne finalen e Kupes se Federates perballe Tiranes. Padyshim qe objektivi në këtë finale do te jete fitorja e trofeut dhe kuqeblutë kanë treguar se mund t’ia dalin.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …