Vllaznia në volejboll për meshkuj është rikthyer tek fitorja në kampionat. Pas humbjes javën e kaluar ndaj Erzenit, pasditen e djeshme ka fituar në transfertë me ekipin e Farkës.
Në fund të takimit të luajtur në sallën sportive të Farkës volejbollistët shkodranë kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0. Duhet thënë se shkodranët nuk kanë hasur në shumë rezistencë në këtë takim. Me fillimin e tij, Vllaznia u pa qartë se do të ishte superiore ndaj kundërshtarit.
Setin e pare e ka fituar ne shifrat 25-17, ndersa ne te dytin 25-18. Kaq ka mjaftuar qe ne te tretin, Farka “te dorezohej” dhe Vllaznia e ka fituar ate 25-16 dhe krejt ndeshjen ne kete menyre me rezultatin 3-0.
Vllaznia ka objektiva per te qene ne mes ekipeve me te mira te kampionatit, por per ta bere kete gje, sigurisht qe i duhet te fitoje ndaj rivaleve direkt. Kampionati sapo ka nisur dhe kuptohet që rruga deri në fund është e gjatë, megjithatë kuqebluve u duhet të përmirësohen shumë.
Vetë trajneri Kalaja e ka shprehur në prononcimet e tij se duhet kohë për të kapur ritmin edhe ngaqë stërvitja e ekipit ka filluar me vonesë. Përpos kësaj, një pjesë e konsiderueshme e lojtaëve janë të rinj dhe pa eksperiencë dhe si rrjedhojë kanë nevojë për ndeshje. Megjithatë, objektivi është i qartë dhe Vllaznia padyshim që do të tentojë të jetë në mes ekipeve më të mira të kampionatit këtë sezon.
Ndryshimet që po bëhen në krye të shoqatës së volejbollit të meshkujve dhe afrimi i disa biznesmenëve në krye të saj, është një shpresë se në merkaton e janarit mund të ketë edhe përforcime dhe kjo do të ishte diçka shumë pozitive për objektivat e Vllaznisë.