VOLEJBOLL/ VLLAZNIA SIGURON FAZËN PLAY-OFF

Vllaznia në volejboll për meshkuj mund Skënderbeun dhe siguron vendin e dytë në grup.

Bashkë me të edhe kalimin në fazën finale të kampionatit. Takimi në mes dy rivalëve direkt, është shoqëruar me një rivalitet të fortë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kanë qenë volejbollistët shkodranë që kanë fituar setin e parë, ndërkohë që të dytin e kanë fituar korçarët duke barazuar gjithçka.

Megjithatë, Vllaznia reagoi dhe fitoi dy setet e tjera dhe kësisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-1 duke siguruar vendin e dytë në grup.

Për trajnerin Artan Kalaja, nëse ekipi luan njëlloj si në ndeshjen ndaj Skënderbeut, mund të bëjë gjëra të mira edhe në play-off…

Rivaliteti në fazën finale të kampionatit do të jetë shumë i fortë, megjithatë Vllaznia do të tentojë pse jo të bëjë mrekullinë dhe të sjellë titullin e dytë kampion në Shkodër.

Lexoni dhe kete

KUKËSI – VLLAZNIA, SFIDA HAPËSE E JAVËS SË 32-të

Vllaznia prej dy ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të …