Thursday , 23 February 2023

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA U-20 SHPALLET KAMPIONE

Vllaznia U20 në volejboll për femra është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2021-2022. Ajo ka mundur në finalen e tretë Dinamon me rezultatin 3-2, në një ndeshje me shumë emocione e cila është luajtur pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është ndjekur me shumë interes nga një numër i madh tifozësh të të dy ekipeve.

Në fund të ndeshjes është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve ndërkohë që pas ndarjes së tyre, ka qenë kapitenia e Vllaznisë Sarah Beci që ka ngritur lart e para kupën e ekipit kampion. Protagonistët kryesorë të këtij suksesi, janë shprehur të lumtur për arritjen e tij dhe padyshim që do t’i motivojë edhe për të ardhmen…

Më shumë sesa ky titull kampion, e rëndësishme është që këto vajza të cilat dje u shpallen kampione të Shqipërisë, kanë shumë të ardhme dhe kjo padyshim që është gjëja më e rëndësishme për volejbollin shkodran.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …