Monday , 20 September 2021

VOLTANA ADEMI, TAKIM ME KRYEBASHKIAKUN E LIMASOLIT

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Limassol në Qipro, ku është pritur nga kryebashkiaku i qytetit Nicos Nocolaides.

Ademi dhe Nocolaides kanë diskutuar mbi ngjashmëritë në mes Limassol dhe Shkodrës, duke evidentuar bregdetin, qytetin e vjetër, zhvillimin e turizmit, sportin etj.

Në takimin e kortezisë, janë shkëmbyer edhe dhuratat e rastit, që kishin kryefjalë dy qytetet, LImassol dhe Shkodër. Qyteti Limassol është më i rëndësishmi në Qipro sa i takon zhvillimit ekonomik.

Takimi i zhvilluar në Bashkinë e Limassol, i zhvilluar në një frymë mjaft miqësore, mund të konsiderohet si hapi i parë i një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen.

Qytetarja e Parë e Shkodrës ftoi kryebashkiakun e Limassol të vizitojë Shkodrën në një të ardhme të afërt, ftesë që u pranua me nga Nocolaides. Kryebashkiakja Ademi shoqërohej në këtë vizitë nga sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, pjesëtarë të delegacionit që ndodhet në Qipro për ndeshjen AEL Limassol- Vllaznia.

Lexoni dhe kete

PUNIME ARTIZANALE ME MBETJE

Nga dëshira për të mbrojtur mjedisin si ekspert turizmi mësoi dhe një zanat. Erjon Elmazi …