Thursday , 23 February 2023

VRASJA E ISH-POLICIT NE LAÇ ENDE PA AUTOR

Ekzekutimi i ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi, një ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor. Përgjatë 24 oreve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 përsona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth krimit, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmet e autoreve.

Gjithashtu forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në disa zona të Kurbinit, por pa arritur të gjejnë atentatoret apo dhe armen e krimit. Pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek konfliktet të djalit të Xhelal Reçit, Besnikut të cilit ju bë atentet me armë zjarri në gusht të vitit 2020, por fatmiresisht arriti të shpëtojë pa marrë lëndime.

Konfliktet e tij po kalojnë në siten e hetuesve me qëllim identifikimin e autoreve. Vrasja është filmuar nga kamerat e sigurisë të disa bizneseve, por identifikimi i autoreve duket mjaft i vështire, pasi ata kanë qenë me kapele maska mjekësore.

Ndërkohë makina e përdorur nga atentatoret e cila u gjet e djegur në Milot rezulton të jetë vjedhur rreth 1 muaj më parë në Brostar të Fierit dhe në të ishin vendosur targa Italiane. Mjeti i gjet i shkrumbuar plotësisht dhe nuk është arritur të merret asnjë prove që mund të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Ish-efektivi i policisë 61-vjeçari Xhelal Reçi u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së hënës, sapo zbriti nga automjeti për të hapur biznesin në pronësi të tij në qender të qytetit të Laçit.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …