Vrasja e 65-vjeçarit Lek Lekgjonaj një ditë më parë në Manati të Lezhës, rikthen vemendjen tek gjakmarrja.
Misionari i Pajtimit të Gjaqeve Pjeter Gjoka thotë se dy familjet, nuk ishin pajtuar pavarësisht përpjekjeve. Ndonëse fqinj me njëri tjetrin, pas vrasjes së babait të 17-vjeçarit Florian Përvathi dy familjet nuk kanë pasur përplasje.
Por Pjetër Gjoka thotë se shkak për gjakmarrjen është drejtësia e munguar.
Lezha u trondit paraditen e së hënës nga një krim për gjakmarrje. 17-vjeçari Florian Pervathi vrau me armë zjarri Lek Lekgjonajn pasi vëllai i këtij të fundit i kishte vrarë babanë në vitin 2009.