Thursday , 23 February 2023

VRAU SHOKUN ME MAKINE, DENOHET ME 10 VITE E 9 MUAJ BURG 60-VJEÇARI

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg 60-vjeçarin Mhill Gega, i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës.

Organi i akuzes arriti të provojë se ngjarja ka qenë e qëllimshme dhe ndaj autorit u ngrit akuza e vrasjes me dashje. Pasi shqyrtoi dosjen hetimore trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e gjeti fajtor 60-vjeçarin dhe e denoi me 16 vite burg, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se dy bashkëfshataret kishin patur konflikte prej dy vitesh me njëri-tjetrin dhe diten e ngjarjes janë përplasur sërish.

Pas debateve, 60-vjeçari Mhill Gega ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë automjetin tip “Benz” dhe përplasur për vdekje Mark Gjetën, i cili lëvizte në rrugën e fshatit. Në deklarimet e tij vetë i pandehuri ka pranuar faktin se ka patur konflikte me viktimën, por ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij duke e konsideruar ngjarjen aksidentale, me pretendimin se i kishte rrëshqitur makina dhe ka goditur 68-vjeçarin Mark Gjeta.

Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes dhe dëshmive të marra rezultoj se ngjarja ishte e qëllimshme.

Mark Gjeta dhe Mhill Gega kishin punuar për disa kohë në të njëjtën ndërmarrje dhe kishin qenë shokë me njëri-tjetrin, por marrëdhiet e tyre nisen të acarohen për motive terësisht banale, pasi viktima e tallte dhe ofendonte autorin.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …