Objektivi i Vllaznisë edhe në sezonin e ri do të jetë fitimi i titullit kampion. Kështu është shprehur presidenti i saj Alban Xhaferi gjatë emisionit “Sport Arena” në televizionin Rozafa ku ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës.
Po ashtu, numri 1 i klubit shkodran u ka dhënë përgjigjeve edhe shumë dilemave të merkatos, shortit të “Conference League” apo dhe çështjeve të t jera që kanë të bëjnë me ecurinë e mëtejshme të kuqebluve si në Kupat e Europës ashtu edhe në sezonin e ri të futbollit shqiptar…
Alban Xhaferi ndërkohë ditën e sotme është nisur drejt Zvicrës, për të qenë i pranishëm mesditën e së mërkurës në hedhjen e shortit të turit të dytë të “Conference League”, kompeticion ku do të konkurrojë Vllaznisë sivjet, kuptohet me shpresën e një shorti të favorshëm që do t’i bënte kuqeblutë optimistë për kalimin në turin tjetër.