Janë bërë publik emrat e tre bashkëpunëtoreve të shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e 30 majit në Kurbin. Ata janë Ili Xhepaj (Likaj) 33-vjeç Elson (Oltion) Alija (Vlashi) 31- vjeç dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola. Identifikimi i tyre u bë i mundur pas arrestimit të Eduart Lamaj një ditë më parë, teksa kishte shkuar për tu mjekuar ilegalisht në një klinike private në Tiranë.
Tre bashkëpunëtorët kanë ndihmuar Lamajn që të largohet nga vendi i ngjarjes, pasi ky i fundit mbeti i plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit. Forcat e policisë vijojnë me qëllim kapjen e tyre, ndërsa është sekuetruar dhe automjeti i cili është përdorur për kryerjen atentatit.
Makina tip Golf 5 u gjet e braktisur në periferi të Tiranës. Po ashtu është sekuestruar dhe një mjet tjeter foristrade Rang Rover i cili është përdorur në pronësi të Eduart Lamajt i cili dyshohet se është autori kryesor i ekzekutimit të dy biznesmeneve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.