ZBARDHET KONFLIKTI MES DY FQINJEVE NE RRILE TE LEZHES

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur 1 ditë më parë mes dy fqinjeve në fshatin Rrilë të Lezhës, ku u qëllua dhe me armë gjahu por fatmiresisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.

Sipas burimeve, debati mes shtetasve Luigj Kola dhe Mark Jaku ka ndodhur për çështje pronësie, pasi ky i fundit i ka prerë pemët dekorative në pronësi të fqinjit të tij. Sapo ka konstatuar dëmin që i ishte bërë 64-vjeçari Luigj Kola ka qëlluar me një armë gjahu në drejtim të shtetasit Mark Jaku, por fatmiresisht pa i shkaktuar lëndime.

Falë reagimit në kohë të policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit Luigj Kola 64 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë.

Gjithashtu, u proçedua penalisht dhe shtetasi Mark Jaku për veprën penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, pasi dyshohet se ka prerë pemët dekorative në pronësi të shtetasit L. K., në fshatin Rrilë, Lezhë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

MASAT E POLICISË RRUGORE TË SHKODRËS

Policia Rrugore e Shkodrës vijon me masat e shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin …