Tuesday , 26 October 2021

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e kësaj të enjte ka treguar 3 partitë që nuk kanë kompensim financiar për zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo për shkak se nuk kaluan pragun e 1%. Ato janë Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja Legalitetit dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Këto tre parti duhet të kalonin 1% dhe asnjëra nuk arriti të merrte mbi 15 mijë vota.

Po ashtu, Celibashi tregoi dhe bilancin e partive politike të vendit, që kanë dorëzuar raportet financiare vjetore.

Nga kalkulimet e bëra nga KQZ, rezulton se 106 parti, nga 131 gjithsej, nuk e kanë dorëzuar këtë raport, ndërsa 4 të tjera e kanë dorëzuar jashtë afatit të vendosur.

Për këtë arsye, për këto 4 parti, u vendos gjobë 150 mijë lekë të vjetra, ndërsa për partitë që nuk e kanë dorëzuar këtë raport, u vendos masa 1 milionë lekë të vjetra gjobë.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E KRYESISË SË PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte Kryesinë e Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, Rama …