Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur pas mbledhjes së kryesisë në selinë e PS, ku tha se kjo forcë politike është gati që sot të hyjë për të fituar zgjedhjet e pjesshme lokale.
Sa i takon zgjedhjeve lokale të pjesshme, ato sipas Gjiknurit duhet të shpallen nga presidenti Meta jo më larg se 45 ditë nga zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sa i takon çështjes së 30 Qershorit.
Gjiknuri foli edhe për komisionin për reformën zgjedhore…
Përsa i përket zgjedhjeve lokale, ato priten të mbahen në të paktën 7 bashki, ku kryetarët janë dorëhequr ose shkarkuar, apo rasti i Bashkisë Shkodër, ku Voltana Ademi mban prej dy vitesh mandatin në tejkalim të afatit 4-vjeçar.