Thursday , 23 February 2023

ZGJEDHJET PËR KRYETARIN E RI TË PD

Partia Demokratike ka zhvilluar këtë të dielë zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur që në orën 08:00 të mëngjesit dhe mbyllen në ora 19:00, për të vijuar me numërimin e votave pas 1 ore nga mbyllja e votimit.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, tha se nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit.

Ndërkohë, kreu aktual i PD, Lulzim Basha, e cilësoi një proces unik dhe shtoi se me këto vlera do e çojmë deri në fund betejën tonë për ndryshim.

Në total janë 75 mijë anëtarë të PD dhe sipas udhëzimit, ata duhet të zgjedhin vetëm 1 prej kandidatëve, pasi vota e tyre do të jetë nul nëse votojnë për më shumë se një prej katër emrave në garë.

Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli është i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha.

Lexoni dhe kete

PD DHE PL FIRMOSIN MARRËVESHJEN PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT

Ashtu siç u lajmërua një ditë më parë, këtë të enjte është zyrtarizuar marrëveshja mes …