Një banese në katin e 2 të një objekti 5 katësh pëballë prefektures së Lezhës u përfshi nga flaket e zjarrit.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar. Sipas të dhënave, flaket që dyshohet se u shkaktuan nga një shkendijë elektrike u shfaqen fillimisht në kuzhinë e më pas u përhapen në të gjitha banesen në të cilen ndodhej vetem një e moshuar.
Kjo e fundit u nxor shpejt nga shtëpia, pasi zjarrfikësit mberriten menjehere në vendin e ngjarjes, duke izoluar edhe vatren e zjarrit që rrezikonte të përhapej në pjesen tjeter të godines ku ndodhen edhe zyrat e drejtorisë rajonale të sigurimeve.
E moshuara nuk ka pësuar lendime por është traumatizuar, ndërsa policia që mberriti në vendngjarje nisi menjëhere hetimet për përcaktimin e shkaqeve të këtij zjarri.
Fatmiresisht, ndërtesa që u perfshi nga flaket ndodhej në anë të rruges kryesore, ca lehtësoi mbërritjen e shpejtë të zjarrfikesve që bënë të mundur edhe brenda një kohe të shpejtë dhe shurjen e zjarrit.