Thursday , 23 February 2023

ZJARR NE ZONEN E KUNES NE SHENGJIN

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë me bimësi të dendur në Kune të Shëngjinit.

Flaket u shfaqen në oret e para të mëngjesit të së enjtes dhe ndihmuar nga era e fortë u përhapen me shpejtësi në një siperfaqe të konsiderueshme, duke rrezikuar dhe zonen e banuar. Në zonë mbërriten menjëherë zjarrfiësit të cilët në mungesë të rrugës për ty makina, u detyruan të ndërhynë me mjete rrethanore.

Pas 5 orësh punë zjarri u vu nën kontroll, ndërsa dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme. Policia pritet të nisë menjëherë hetimet, pasi nuk është herë e parë që kjo zonë përfshihet nga flaket e zjarrit.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …