Thursday , 23 February 2023

ZJARRET E QELLIMSHME, SHQETESIM NE LEZHE

Dy vatra zjarri u shfaqen ne pak minuta ne Piraj e Blinisht pergjate superstrades Lezhe – Shkoder, pasditen e së premtes. Flaket ishin te qellimshme per te eleminuar vegjetacionin e tepert apo parcelat e korra kete vere.

Megjithese jane kthyer ne nje shqetesim serioz, po kaq serioze eshte habia e mos veprimeve konkrete nga policia per te gjetur shkaktaret e per te synuar minimizimin e tyre. Zjarrfikesit ishin te vetmit ne zonat e zjarrit, duke vënë nën kontroll flaket dhe shmangur rrezikun për zonat e banura.

Raste te tilla jane disa vetem gjate muajit korrik ne Lezhe, por asnje pergjegjes nuk eshte proceduar dhe asnje apel i leshuar qe te parandalohen veprime te tilla qe nese dalin jashte kontrollit sjellin pasoja te renda per bujqesine.

Ne rrethana dyshuese u dogjen pak dite me pare dhjetra hektare ne Troshan dhe Zejmen per fat te keq shume rrenje ullinj e peme frytore. Pervec fikjes se zjarrit nuk ka asnje tjeter reagim e kjo u jep krahe te tjere individeve te ndermarrin veprime te tilla.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …