Thursday , 23 February 2023

ZJARRET NË QARKUN E SHKODRËS

Qarku i Shkodrës është një ndër qarqet më të prekura nga zjarret. Për këtë, prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, i bën thirrje qytetarëve dhe administratorëve që të kenë një bashkëpunim në komunitet, pasi duhet lajmërim sa më i shpejtë në rastet e zjarreve.

Angoni kërkon që bashkitë ta marrin me seriozitet këtë situatë, ndërsa paralajmëron se do ndëshkohen të gjithë zjarrvënësit.

Zjarret vijojnë të jenë prezente në bashkitë Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës…

Nisur nga kjo situatë, Angoni thotë se duhet një vëmendje e shtuar e çdo individi.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …