Thursday , 23 February 2023

ZJARRI SHKRUMBON BANESEN NE PLLANE TE LEZHES

Një banese 1 kateshe u shkrumbua nga flaket e zjarrit në fshatin Pllanë të Lezhës. Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në shtëpinë e shtetasit, Besim Demaj dhe nga flaket gjithcka eshte djegur.

Ne momentin e renies se zjarrit ne shtepi ndodheshin 5 anetaret e familjes te cilet po pushonin pasi nje dite me pare kishin martuar djalin dhe nuk e kane vene re zjarrin. Ndersa flaket jane perhapur me shpejtesi, familja Demaj ka dale menjehere jashte. Djali i shtepise ka tentuar te nderhyje vete, por ka marre plage djegieje ndersa po mundohej per te shuar flaket, por pa mundur t’ia dale.

Zjarrfikesit megjithese kane mberritur ne kohe e kane patur te pamundur per te shpetuar banesen nga djegia pasi flaket ishin perhapur me shpejtesi duke perfshire te gjithe banesen. Shkendija elektrike dyshohet te jete bere shkaktare, kjo pasi ne zone ka ne vazhdimesi luhatje dhe nderprerje te energjise elektrike.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …