Saturday , 27 November 2021

“ZONA E DAJÇIT NË BASHKINË SHKODËR DREJT SHPOPULLIMIT”

Zona e Dajçit në Bashkinë Shkodër po shkon drejt shpopullimit, pasi banorëve nuk u ofrohen gjërat më bazike.

‘Alarmi’ vjen nga vetë administratori i kësaj njësie, Gjovalin Darragjati, i cili thekson se në vitet e fundit janë larguar mbi 1000 persona.

Kjo njësi përballet thuajse çdo vit me përmbytjet. Administratori tregon se fshati Darragjat ka probleme serioze me argjinaturën, ku asnjë ndërhyrje nuk është bërë pavarësisht premtimeve.

Sipas tij, janë rreth 130 banesa që rrezikohen nga argjinatura nëse nuk ndërhyhet.

Njësia Administrative Dajç në Bashkinë Shkodër përbëhet nga 11 fshatra.

Lexoni dhe kete

MORI KRITIKA NGA KRYEMINISTRI EDI RAMA

Pas kritikave të drejtpërdrejta që mori nga kryeministri Edi Rama, Bashkia Malësi e Madhe ka …